Sistemi “One Stop Shop” në Bllacë është shtyrë për më 14 prill
Disa herë me radhë po prolongohet sistemi “One Stop Shop” në pikën kufitare Bllacë, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Qytetaret u shprehën të habitur pasi që e kishin pritur. The post Sistemi “One Stop Shop” në Bllacë është shtyrë për më 14 prill appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Disa herë me radhë po prolongohet sistemi “One Stop Shop” në pikën kufitare Bllacë, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Qytetaret u shprehën të habitur pasi që e kishin pritur.
-A ishit në dijeni për “One Stop Shop” që duhej të hapej?
Po. Nuk e dija a është bërë a jo.
-Sot ke ardh për ta provuar?
a është bërë apo jo?
-Jo nuk është bërë akoma.
Janë paralajmëruar por më duket se janë shtyrë për 2 javë.
-Si e komentoni këtë mosrealizim për sot?
Nuk e di si është marrëveshja, që janë disa “vogëlsira”…
-A vini shpesh në Maqedoni?
Sipas nevojës.
-Prisni gjatë kur vini?
Po.
Fillimisht, ishte planifikuar të niste më 1 janar 2025, por ky afat nuk u respektua.
Zëvendëskryeministri i parëIzetMexhiti, në janar tha se së shpejti po në këtë muaj, ky sistem do të fillojë, teksa shtoi se grupet e punës në të dy shtetet po punojnë në sinkronizimin e sistemeve.
Dmth punohet, ditët janë në pyetje. Dy grupet punuese të R. Kosovës dhe RMV-së po punojnë në detajet e fundit. Sinkronizim të programeve, dhe jo vetëm në “Bllacë”, edhe në “Jazhincë”, “Tabanoc” së shpejti do të implementimet projekti one stop shop, që do të jetë lehtësim për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, u shpreh Izet Mexhiti, zëvëndëskryeministër i parë.
Më pas, u tha se se sistemi do të funksionalizohej në fund të janarit 2025, por edhe ky afat u tejkalua. Drejtori i Drejtorisë së Doganave, BobanNikollovski në DailyClick në TV21 tha se më 1 mars pritet të nisë funksionimi i “onse stop shop”.
Të gjithë bashkë vlerësojmë se diku, ndoshta më 1 mars. Këtë vit? Po, këtë vit. Këtë vit sigurisht do të funksionojë “one stop shop” në “Bllacë” dhe në “Jazhincë”, edhe për atje jemi gati. E tani, ndërhyrje të caktuara infrastrukturore do të duhet të bëhen, janë minimale. Kjo duhet të funksionojë, tha Boban Nikollovski, drejtor i Drejtorisë së Doganave.
Më 21 shkurt, këtë pikë kufitare e vizituan Zëvendëskryeministri i parëIzetMexhiti, Minsitri i Punëve të BrendshmePançeToshkovski, ministri i MPB-sësë Republikës së Kosovës XhelalSveçla.
Nëse më pyesni mua, unë sot do ta…, por…shpresoj që do të përfundojë muajin e ardhshëm dhe që më së voni, gjatë muajit prill do të fillojmë me vënien zyrtarisht në funksion, tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.
E fundit ishte se më 1 prill do të vendoset “One Stop Shop”,por mbrëmë Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup njoftoi se është shtyrë për më 14 prill.
Nga atje njoftuan se prolongimi disa ditor është bërë me qëllim të përgatitjeve finale teknike e logjistike të ekipeve, ku siç thonë ekipet janë duke punuar intenzivisht në zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërshtetërore.
The post Sistemi “One Stop Shop” në Bllacë është shtyrë për më 14 prill appeared first on Flaka, në çdo lajm... .