Berisha ironizon Ballukun: Midis hajdutëve, ai që vjedh më shumë konsiderohet hero

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar daljen publike ditën e djeshme të Belinda Ballukut pas shkarkimit nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres. Në konferencën me Departamentin e Arsimit dhe Shkencës me rastin e 7 Marsit, teksa foli për arsimin, kryedemokrati kërkoi që të bëhen të gjithë bashkë në protesta për të larguar […]

Mars 7, 2026 - 13:30
 0
Berisha ironizon Ballukun: Midis hajdutëve, ai që vjedh më shumë konsiderohet hero

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar daljen publike ditën e djeshme të Belinda Ballukut pas shkarkimit nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres.

Në konferencën me Departamentin e Arsimit dhe Shkencës me rastin e 7 Marsit, teksa foli për arsimin, kryedemokrati kërkoi që të bëhen të gjithë bashkë në protesta për të larguar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Ai u ndal edhe te Balluku, teksa tha se doli ditën e djeshme serbes serbes duke bërë “heroinën” para ish stafit të saj, ndërsa shtoi me ironi se “midis hajdutëve ai që vjedh më shumë është hero”.

“Shikoni se çfarë bën, del ajo, është bërë figurë e zezë në të gjithë botën, nuk ka media e madhe pa e lakuar Belinda Ballukun, Lubi Ballukun. Të gjitha mediat e botës. Nuk ka ngelur kancelari në botë që nuk e ka emrin e saj dhe dilte dje serbes-serbes dhe bënte ndarjen si heroinë e tyre. Po natyrisht midis hajdutëve, ai që vjedh më shumë është hero. Dhe ata e duartrokisnin.”, tha Berisha. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Thelbi i një intelektuali është mbrojtja e interesit publik. Intelektuali nuk duhet të bëhet kurrë anëtar i shumicës së heshtur.  Nuk duhet t’i lejojë vetes të jetë anëtar i shumicës së heshtur sepse shumica e heshtur është shtrati i çdo regjimi çnjerëzor.Por, të vetmit që nuk i takon të jetë anëtar i shumicës së heshtur është intelektuali sepse ai i njeh problemet. Ti nuk mund të akuzosh një njeri që nuk po reagon ndaj një grushti shteti sepse nuk je i sigurt që ka kulturën e duhur për të parë apo jo nëse është veprim antikushtetues. Por intelektuali po, njeriu i dijes po. Dhe ju them një gjë, Albert Ajnshtajni me të drejtë ka thënë, për intelektuali rreziku i konformizmit është më i madh se rreziku nuklear. Ndaj dhe sot kërkohet zgjidhje.

Dhe zgjidhja është një përpjekje e përgjithshme e intelektualëve, e studentëve, e nxënësve kundër këtij regjimi. Do u tregoj një gjë. Dy muaj më parë, në Bullgari, një javë rresht protesta. Qeveria dha dorëheqjen. Po pse e dha dorëheqjen? E dha dorëheqjen se ka një kod. Në qoftë se populli të akuzon për vjedhje, ti nuk ke alternativë tjetër vetëm t’i provosh që nuk ke vjedhur.

Na akuzuan në vitin 1997 për vjedhje të parave të piramidave. Absolutisht ky ka qenë motivi kryesor që ne dorëzuam pushtetin. U thashë bashkëpunëtorëve të mi, gjersa njerëzit janë të bindur që i kemi marrë paratë, që nuk i kemi marrë, por kjo duhet të provohet. Duhet t’u provojmë shqiptarëve se nuk kemi prekur një qindarkë nga paratë e tyre. Pra, rregullat e demokracisë janë të tilla.

Në Tiranë, superskandale, dhe po të mos ishte protesta, ne do ishim një komb i poshtëruar. Po kjo qeveri kërkon angazhimin masiv të qytetarëve. Është tejkaluar, është bërë banale kjo, vija e kuqe, vija e kuqe, por në fakt është tejkaluar çdo vijë e kuqe me të. Në fakt, ose duhet t’i dalim zot jo me armë, me protestë. Ndaj dhe ne, në qoftë se ne shpallim armiqësi ndaj kësaj qeverie dhe jo të themi qeveria jonë, armikja jonë është kjo, sepse këtë qëndrim që mban kjo, nuk e mban një pushtues.

Vini re ju, merrni pak Durrësin. U përmbytën 6 mijë shtëpi në kushtet më të mjera. Asnjë qindarkë gjer sot, ndaj dhe nuk u shpall gjendja e jashtëzakonshme, që Kushtetuta, ligji e detyron të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Jo. U kalua. U them një gjë tani. Ditën e parë dolën, ditën e dytë nuk dilnin në protestë nga frika. Atëherë duhet të dalim. Duhet t’ua heqim frikën.

Duhet të bëjmë gjithçka që nxënësit tanë, studentët të jenë në ballë të kësaj lëvizje. Janë momente shumë vendimtare për kombin. Shikoni se çfarë bën, del ajo, është bërë figurë e zezë në të gjithë botën, nuk ka media e madhe pa e lakuar Belinda Ballukun, Lubi Ballukun. Të gjitha mediat e botës. Nuk ka ngelur kancelari në botë që nuk e ka emrin e saj dhe dilte dje serbes-serbes dhe bënte ndarjen si heroinë e tyre. Po natyrisht midis hajdutëve, ai që vjedh më shumë është hero. Dhe ata e duartrokisnin.

Ndaj dhe e shfrytëzoj këtë takim me ju për një thirrje për të gjithë intelektualët, nuk duhet të harrojmë kurrë se thelbi i ynë është mbrojtja e interesit publik. Sot kemi 1001 arsye për t’’i dalë zot interesit publik më shumë se të tjerët. Edhe njëherë gëzuar këtë ditë dhe faleminderit shumë.