Berisha: Protesta e qëndrueshme, rruga e vetme e përmbysjes së qeverisë

Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar se protesta e qëndrueshme dhe e vazhdueshme është rruga e vetme për përmbysjen e regjimit aktual në Shqipëri. Berisha, nënvizoi rolin vendimtar të strukturave lokale të Partisë Demokratike për organizimin e protestave. “Mendoj se strukturat e PD-së, sot më shumë se kurrë, duhet t’i përgjigjen misionit të tyre, pasi ky […]

Mars 21, 2026 - 14:00
Berisha: Protesta e qëndrueshme, rruga e vetme e përmbysjes së qeverisë

Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar se protesta e qëndrueshme dhe e vazhdueshme është rruga e vetme për përmbysjen e regjimit aktual në Shqipëri.

Berisha, nënvizoi rolin vendimtar të strukturave lokale të Partisë Demokratike për organizimin e protestave.

“Mendoj se strukturat e PD-së, sot më shumë se kurrë, duhet t’i përgjigjen misionit të tyre, pasi ky mision është shpëtimtar për Shqipërinë dhe opozita është shpresa e vetme për këtë vend.

Së dyti, protesta e qëndrueshme dhe e vazhdueshme është rruga e vetme e përmbysjes së regjimit”, tha Berisha.