Berisha: Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve

“Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve”, ky është një nga zotimet e kryetarit të PD, Sali Berisha nëse forca politike që ai drejton rikthehet në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë bashkëbisedimit me shoqatat e turizmit, kryedemorkati tha se turizmi ndihmon shumë sektorë të tjerë […]

Prill 16, 2025 - 19:00
 0  9
Berisha: Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve

“Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve”, ky është një nga zotimet e kryetarit të PD, Sali Berisha nëse forca politike që ai drejton rikthehet në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë bashkëbisedimit me shoqatat e turizmit, kryedemorkati tha se turizmi ndihmon shumë sektorë të tjerë në vendin tonë dhe për këtë arsye do i jap “forcë” edhe objektivit të PD për produktet vendase “Made in Albania”.

“Unë jam këtu për t’u zotuar se së pari do bëjmë gjithçka për formalizimin e turizmit, për kushte të barabarta. Së dyti, ne së bashku me këto shoqata, do arrijmë një marrëveshje ku shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve. Përndryshe këta fillojnë çdo vit nga e para. Ajo praktikë që ekziston në Greqi dhe Itali, do vendoset edhe në Shqipëri se ne nuk kemi potencial më të vogël se ata. Ndaj u siguroj se ne do të ulemi bashkë me ju. Unë ju dëgjova një ditë zoti Topuzi që thatë se një pjesë janë studentë, por një pjesë janë edhe punëtorë që meritojnë të trajtohen në vazhdimësi me një pagë bazë sa të vijë sezoni tjetër. Sikundër do bëhet gjithçka për zgjatjen sa më të madhe të sezonit turistik. Ka shumë mundësira, Shqipëria është turistike në çdo sezon dhe ky është një drejtim tjetër. Ne e nisëm këtë. E nisëm me ngritjen e infrastrukturës nga Çajupi gjer në Vermosh dhe Valbonë, por kjo do vazhdjë dhe do bëjmë çdo gjë që kudo që ka potenciale turistike, të shfrytëzohen. Turizmi i jep një shtytje shumë të madhe prodhimit vendas. Turizmi është shërbim, por indirekt është stimul i fuqishëm i prodhimit bujqësor, blegtoral, artizanal, etj. Pra është një sektor që punëson shumë më tepër jashtë logjistikës së vet, me mijëra e mijëra punëtorë. Dhe në këtë kontekst, ne do bëjmë gjithçka që Made in Albania të jetë e ngjitur me industrinë turistike”,-tha Berisha./ Opinion.al