Berisha zbaton masën e sigurisë në SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit: Atentati më i rëndë…

Këtë të hënë kryetari i PD, Sali Berisha ka zbaruar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në SPAK. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, kryedemorkati tregoi dhe shënimin që la për kreun e SPAK, Altin Dumani. “Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë […]

Mars 17, 2025 - 11:00
 0  5
Berisha zbaton masën e sigurisë në SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit: Atentati më i rëndë…

Këtë të hënë kryetari i PD, Sali Berisha ka zbaruar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në SPAK.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, kryedemorkati tregoi dhe shënimin që la për kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik. Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira. Sali Berisha. Ua lashë aty!”, tha Berisha.

Berisha: Tani, siç e don dhe transparenca, me të drejtë prisni t’u rrëfej se çfarë gjeta aty brenda, çfarë kishte në sallat dhe korridoret e Skapit të partisë. Sot, aty takova Redaktorin.
Redaktori është një person, të cilin mediat e censuruan. Por atë që u fshehën mediat ju, ua them unë. Në urdhëresat dhe udhëzimet e tij ishte një shumë e veçantë. Për këtë çështje, thoshte, do pyetet Redaktori. Kjo çështje nuk do dalë pa u pyetur Redaktori. Tani, do thoni ju, cili ishte Redaktori.
Redaktori ishte Edi Rama. Dëgjojeni miq se çfarë Jagoje i paskrupullt është. Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin. Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori. Po çfarë po bënte Redaktori këtu? Redaktori këtu kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Po, i them unë, çfarë ke ti me këto mustaqe? Ti i ke tuat. Epo këto të miat nuk më mbushin. E vërteta është kjo. Prandaj është i fiksuar. Dhe çdo fjalë e tij çdo mëngjes fillon me mustaqet dhe mbaron pastaj e dini vetë me çfarë… Në fakt në burg e ka vendin. Një audit i gjithanshëm e pret.