“Ulziu i shkoi natën si mik Veliajt”, Berisha akuza Manjës: Urdhëroi vendosjen e çimkave, si në tragjeditë e vjetra
Para ambienteve të SPAK, ku zbatoi masën “detyrim paraqitje”, kryetari i PD, Sali Berisha thotë kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj u përgjua me “çimka” të vendosura nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Berisha thotë se ky ishte një kurth i mirëmenduar nga Manja dhe Rama, ndërsa e cilëson këtë një pabesi. Berisha: Po […]

Para ambienteve të SPAK, ku zbatoi masën “detyrim paraqitje”, kryetari i PD, Sali Berisha thotë kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj u përgjua me “çimka” të vendosura nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Berisha thotë se ky ishte një kurth i mirëmenduar nga Manja dhe Rama, ndërsa e cilëson këtë një pabesi.
Berisha: Po a mund t’u pyes ju se si ia keni fshehur popullit Redaktorin?
Ju i keni thënë të gjitha, por kur fshihni Redaktorin që dihet se është Edi Rama…
Megjithatë edhe Uluziu ka luajtur rolin e tij.
Njeri më të pabesë, më të zi në shpirt, më të pakarakter se atë nuk ka.
I ka shkuar natën si mik, duke i lëpirë dhe stërlëpirë Erion Veliajt dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset.
Uluziu pra është pjesë e këtij kurthi.
Në fakt, ta dini mirë, po edhe këtë nuk e thanë gazetarët, kur u ul Erioni në bankën e gjykatës dhe prokurori tha se kemi një dosje shtesë, atij pothuajse i ra të fikët, as gëk as mëk nuk bëri.
Unë ua them këtu me përgjegjësi, atij desh i ra tavani se nuk e priste të ishte i regjistruar pasi Uluziu i kishte dhënë çdo garanci se ai është njeriu i partisë siç ka qenë.
Në asnjë rast pabesia nuk shpërblehet.
Në qoftë se donin të vinin çimka, të mos i aktivizonin ministra dhe zyrtarë më të lartë, por të shkonin në gjykatë, të merrnin leje në gjykatë siç është rregulli.
Se ata edhe në qeli, në birucë kanë disa garanci.
Të mos bëj unë avokatin. T’ia lëmë Maks Haxhisë t’ia çojë ato cigare, të mos zë vendin e tij.
Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë.
Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët.
Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij.
Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Uluziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra.