Beyonce bëhet artistja më e nominuar në historinë e Grammyt

Beyonce e ka kaluar edhe bashkëshortin e saj reperin Jay-Z, si më e nominuara në historinë e Grammyt, me 11 vetëm për ceremoninë e vitit 2025. Artistja 43-vjeçare ka dominuar në listën e nominimeve të Grammy 2025, duke u nominuar po ashtu edhe për çmimin kryesor, e që është albumi i vitit. Beyonce gjithashtu është […]

Nëntor 9, 2024 - 13:00
 0  6
Beyonce bëhet artistja më e nominuar në historinë e Grammyt

Beyonce e ka kaluar edhe bashkëshortin e saj reperin Jay-Z, si më e nominuara në historinë e Grammyt, me 11 vetëm për ceremoninë e vitit 2025.

Artistja 43-vjeçare ka dominuar në listën e nominimeve të Grammy 2025, duke u nominuar po ashtu edhe për çmimin kryesor, e që është albumi i vitit.

Beyonce gjithashtu është nominuar për regjistrimin më të mirë të vitit dhe për këngën e vitit me projektin “Texas Hold Em”. Regjistrimi i vitit është një çmim që përfshin se si kënga është performuar, regjistruar dhe kompozuar.

Ajo dominon kësaj here me 11 nominime, duke e çuar totalin e saj në 99 sosh, më shumë se çdo artist tjetër.

Para të premtes, ajo ishte e barabartë me Jay-Z, i cili ka qenë 88 herë i nominuar, dhe ka fituar 24 çmime deri më tani.

Artistet femra kanë dominuar kategorinë albumi i vitit, nderi më i madh në ceremoninë Grammy.

Taylor Swift e ka fituar këtë kategori katër herë rresht, dhe është e nominuar edhe këtë vit me albumin e saj “The Tortured Poets Department”.

Kujtojmë se këtë vit nuk është nominuar asnjë artiste shqiptare në këtë ceremoni prestigjioze të ndarjes së çmimeve.