“E rreh gruaja”/ Olta zbulon përplasjet me Luizin: S’kemi folur gjatë filmit…Është budalla

Olta Gixhari, në një intervistë në emisionin “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, ndau detaje të panjohura për marrëdhëniet e saj me ish-banorët e Big Brother VIP. Aktorja pranoi se nuk ka ruajtur kontakt me shumë prej tyre, përfshirë edhe fituesin e edicionit, Luiz Ejllin. E pyetur nga Arbana për raportet e saj me Luizin gjatë […]

Nëntor 22, 2024 - 14:00
 0  5
“E rreh gruaja”/ Olta zbulon përplasjet me Luizin: S’kemi folur gjatë filmit…Është budalla

Olta Gixhari, në një intervistë në emisionin “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, ndau detaje të panjohura për marrëdhëniet e saj me ish-banorët e Big Brother VIP. Aktorja pranoi se nuk ka ruajtur kontakt me shumë prej tyre, përfshirë edhe fituesin e edicionit, Luiz Ejllin.

E pyetur nga Arbana për raportet e saj me Luizin gjatë xhirimeve të filmit ku të dy morën pjesë, Olta u përgjigj:

“Nuk kemi folur fare gjatë filmit. Aspak.” Kjo deklaratë shkaktoi habi te moderatorja, e cila e përsëriti: “Aspak?!” Olta, duke qeshur, shtoi: “Jo, fare. Ai është budalla… E rreh gruaja!”

Gixhari theksoi gjithashtu se nuk ndien pendesë për mënyrën si u pozicionua gjatë lojës në shtëpinë e Big Brother.

“Publiku ishte i fiksuar vetëm me Luizin dhe nuk pa fare aktoren tek unë,” tha ajo. Megjithatë, Olta mbetet e bindur se një aleancë me të brenda shtëpisë do ta kishte larguar më herët nga loja, ashtu siç ndodhi me të tjerët që iu afruan Luizin.