Bie çmimi i naftës pas deklaratave të Trump, për përfundim të veprimeve ushtarake në Iran brenda 2-3 javësh
Çmimi i naftës sot ra nën 100 dollarë për fuçi pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, se ushtria amerikane mund t’i përfundojë veprimet ushtarake në Iran brenda dy-tre javësh, ndërsa vendet e tjera do të mbajnë përgjegjësinë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Në orën 09:30, nafta e papërpunuar u tregtua me 97,09 dollarë […] The post Bie çmimi i naftës pas deklaratave të Trump, për përfundim të veprimeve ushtarake në Iran brenda 2-3 javësh appeared first on InfoShqip.com.
Çmimi i naftës sot ra nën 100 dollarë për fuçi pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, se ushtria amerikane mund t’i përfundojë veprimet ushtarake në Iran brenda dy-tre javësh, ndërsa vendet e tjera do të mbajnë përgjegjësinë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Në orën 09:30, nafta e papërpunuar u tregtua me 97,09 dollarë për fuçi (-4,23%), ndërsa nafta “Brent” me 99,70 dollarë (-4,1%).
Indekset evropiane shënuan rritje: DAX +3,02%, CAC 40 +2,32%, FTSE 100 +1,76%.
Çmimi i arit arriti 4.732 dollarë për ons, çmimi i grurit ra në 6,07 dollarë për bushel. Euroja u forcua ndaj dollarit në 1,1588. Në SHBA, indekset mbyllën me rritje: Dow Jones +2,49%, S&P 500 +2,91%, Nasdaq +3,83%.
The post Bie çmimi i naftës pas deklaratave të Trump, për përfundim të veprimeve ushtarake në Iran brenda 2-3 javësh appeared first on InfoShqip.com.