Policia raporton 10 ditët e para të marsit: Shkelje dhe sanksione rrugore
Në periudhën nga 1 deri më 10 mars 2026, policia ka realizuar kontrolle të rregullta rrugore në të gjithë vendin. Nga 6,264 urdhërpagesa të lëshuara, 1,800 shkelje kanë të bëjnë The post Policia raporton 10 ditët e para të marsit: Shkelje dhe sanksione rrugore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në periudhën nga 1 deri më 10 mars 2026, policia ka realizuar kontrolle të rregullta rrugore në të gjithë vendin. Nga 6,264 urdhërpagesa të lëshuara, 1,800 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar.
Gjatë këtyre kontrolleve:
- Janë privuar nga liria 151 persona, përfshirë 32 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 50 për vozitje pa patentë shoferi dhe 12 për drejtim të automjetit pas ndalimit të mëparshëm.
- Janë sekuestruar 53 automjete sipas Kodit Penal.
- Janë evidentuar 1,477 shkelje për parkim të parregullt, 110 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, dhe 43 shoferë motoçikletash për mosmbajtje të helmetës.
- 754 pjesëmarrës në komunikacion janë gjobitur për mos përdorim të rripit të sigurisë, ndërsa 67 automjete janë mënjanuar për paregjistrim dhe 79 për parregullsi teknike.
MPB-ja njofton se kontrollet do të vazhdojnë dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat, për të garantuar siguri më të madhe rrugore.
Flaka
The post Policia raporton 10 ditët e para të marsit: Shkelje dhe sanksione rrugore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .