Bisedat e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin, LDK: Shqetësimet tona për aktivitetet kriminale kanë qenë të sakta

Përmes një komunikate për media, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të bisedave të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. “Raportimet e medieve gjatë dy ditëve të fundit, për përfshirjen direkte të strukturave parapolitike partiake të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjen publike KEK dhe së këndejmi në aferat korruptive të Nagip Krasniqit e Martin Berishajt

tetor 15, 2024 - 17:00
 0  6
Bisedat e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin, LDK: Shqetësimet tona për aktivitetet kriminale kanë qenë të sakta
bisedat-e-dejona-mihalit-me-nagip-krasniqin,-ldk:-shqetesimet-tona-per-aktivitetet-kriminale-kane-qene-te-sakta

bisedat-e-dejona-mihalit-me-nagip-krasniqin,-ldk:-shqetesimet-tona-per-aktivitetet-kriminale-kane-qene-te-sakta

Përmes një komunikate për media, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të bisedave të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit.

“Raportimet e medieve gjatë dy ditëve të fundit, për përfshirjen direkte të strukturave parapolitike partiake të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjen publike KEK dhe së këndejmi në aferat korruptive të Nagip Krasniqit e Martin Berishajt, vërtetojnë se shqetësimet e ngritura nga Lidhja Demokratike e Kosovës për aktivitetet kriminale, punësimet e paligjshme dhe tenderët sekretë kanë qenë plotësisht të sakta”.

LDK ka thënë se kanë folur vazhdimisht për “ekzistencën e një strukture kriminale parapolitike të partisë në pushtet”.

“LDK-ja në vazhdimësi ka folur për ekzistencën e një strukture kriminale parapolitike të partisë në pushtet, që nëpërmjet një skeme shumë mirë të organizuar e të kontrolluar deri në detaje – nga menaxhimet e komunikimeve ditore, tek oraret e reduktimeve të energjisë elektrike për qytetarët; nga punësimet e paligjshme, deri tek 150 tenderët sekretë – ka organizuar një skemë kriminale pa frikën e përgjegjësisë dhe pa brengën e llogaridhënies.”

LDK ka shtuar se do të shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat institucionalë për të “zbardhur rastet e krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimeve”.

Ky subjekt politik i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë për hetim të menjëhershëm.

“LDK-ja do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat institucionalë, ligjorë e kushtetues për të zbardhur deri në fund të gjitha rastet e krimit, të korrupsionit dhe të keqpërdorimeve. Njëkohësisht, LDK-ja i bën thirrje organeve të drejtësisë për hetim të menjëhershëm, që personat dhe struktura kriminale përgjegjëse të dalin para drejtësisë.”