Rukiqi për bisedën e Mihalit dhe Krasniqit: E frikshme dhe kriminale ndikimi i saj

Berat Rukiqi i LDK-së e ka quajtur të frikshme dhe kriminale ndikimin e Dejona Mihalit në ndërmarrjet publike. “Paramendone secili veten, në universin e qeverisjes së tyre parapolitike, ku një person vendos kur duhet të kemi rrymë, në sa ora duhet të kthehet një email, e deri të secili punësim dhe tender”, ka shkruar Rukiqi

tetor 15, 2024 - 17:00
 0  8
Rukiqi për bisedën e Mihalit dhe Krasniqit: E frikshme dhe kriminale ndikimi i saj
rukiqi-per-biseden-e-mihalit-dhe-krasniqit:-e-frikshme-dhe-kriminale-ndikimi-i-saj

rukiqi-per-biseden-e-mihalit-dhe-krasniqit:-e-frikshme-dhe-kriminale-ndikimi-i-saj

Berat Rukiqi i LDK-së e ka quajtur të frikshme dhe kriminale ndikimin e Dejona Mihalit në ndërmarrjet publike.

“Paramendone secili veten, në universin e qeverisjes së tyre parapolitike, ku një person vendos kur duhet të kemi rrymë, në sa ora duhet të kthehet një email, e deri të secili punësim dhe tender”, ka shkruar Rukiqi ndër të tjera.

Postimi i plotë:

E frikshme dhe kriminale, ndikimi i strukturës parapolitike, e ngjashme me karaktere si Keyser Soze ne Usual Supsects, në kontrollin e secilit dhe çdo gjëje, në rrjetin e mirë organizuar të tyre në çdo cep të qeverisjes, në çdo ndërmarrje publike, në çdo zyrtarë të emëruar nga ta, me kapelë dhe pa kapelë.

Paramendone secili veten, në universin e qeverisjes së tyre parapolitike, ku një person vendos kur duhet të kemi rrymë, në sa ora duhet të kthehet një email, e deri të secili punësim dhe tender.