Hoxhaj: Kosova ishte me fat që në një kohë historike të saj, e kishte për Myfti dhe Ambasador Rexhep Bojën

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka qenë pjesëmarrës dhe folës në Konferencën Shkencore për Dr. Rexhep Bojën. Hoxhaj, ish-kryediplomat, tha se Kosova ishte me fat që në një kohë historike të saj, e kishte për Myfti dhe Ambasador Dr. Rexhep Bojën. “Është një shembull i rrallë në histori ku një bashkësi fetare sikurse Bashkësia Islame

tetor 19, 2024 - 19:00
 0  4
Hoxhaj: Kosova ishte me fat që në një kohë historike të saj, e kishte për Myfti dhe Ambasador Rexhep Bojën
hoxhaj:-kosova-ishte-me-fat-qe-ne-nje-kohe-historike-te-saj,-e-kishte-per-myfti-dhe-ambasador-rexhep-bojen

hoxhaj:-kosova-ishte-me-fat-qe-ne-nje-kohe-historike-te-saj,-e-kishte-per-myfti-dhe-ambasador-rexhep-bojen

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka qenë pjesëmarrës dhe folës në Konferencën Shkencore për Dr. Rexhep Bojën.

Hoxhaj, ish-kryediplomat, tha se Kosova ishte me fat që në një kohë historike të saj, e kishte për Myfti dhe Ambasador Dr. Rexhep Bojën.

“Është një shembull i rrallë në histori ku një bashkësi fetare sikurse Bashkësia Islame, nën udhëheqjen e Rexhep Bojës e kuptoi drejt frymën e kohës, duke i dhënë kohës dhe hapësirës kuptim dhe qëllim, ku liria dhe pavarësia politike ishin kushte edhe për lirinë fetare të qytetarëve! Kjo u bë nga një figurë karizmatike si Myftiu i Kosovës, i cili po ashtu, si një rast i rrallë, u bë edhe diplomat”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai tutje tha se Bojaj, duke e njohur gjuhën arabe dhe mënyrën e të menduarit në Lindjen e Mesme, ai u bë faktor i zgjerimit të hartës së njohjes diplomatike të Kosovës në mesin e shteteve islam!

“Duke e njohur dhe vlerësuar kontributin e tij për shumë dekada, emri i tij është në themelet e lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë sonë!”, shkroi Hoxhaj.