Bislimi pas takimit me Lajçakun: Folëm për rrugën e zbatimit të plotë Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit
Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, është takuar sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në Ambasadën e Kosovës në Vjenë. Bislimi tha se me Lajçakun folën për rrugën përpara në procesin e dialogut, që sipas tij, do të garantonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të
Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, është takuar sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.
Bislimi tha se me Lajçakun folën për rrugën përpara në procesin e dialogut, që sipas tij, do të garantonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.
“Në Ambasadën tonë në Vjenë u takova sot me të dërguarin special të BE-së, Lajçak për të diskutuar rrugën përpara në procesin e dialogut që do të garantonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Ne folëm edhe për përgatitjet për një takim të ardhshëm në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, shkroi Bislim.
As Bislimi e as Lajçaku nuk dhanë ndonjë detaj më tepër se kur pritet të mbahet takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve.
In our Embassy in Vienna I met today w/EUSR Lajcak to discuss the way forward in the dialogue process which would guarantee full implementation of the Basic Agreement & its Annex. We also spoke about preparations for an upcoming Brussels meeting at the level of chief negotiators. pic.twitter.com/GjnoX9BzDI
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 10, 2024