Veliaj në Samitin për Ndryshimet Klimatike në Baku: Ndava përparimin e Tiranës me Stambollin dhe Tokion! Qeveritë lokale përgjegjës të nevojave të qytetarëve
Në ditën e tretë të Samitit për Ndryshimet Klimatike që po mbahet në Baku, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me përfaqësues të qyteteve të Stambollit dhe Tokios. Kryetari i Bashkisë ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ku thekson se mesazhi i përbashkët nga të tre qytetet ishte që të investojmë, mbështesim dhe […]
Në ditën e tretë të Samitit për Ndryshimet Klimatike që po mbahet në Baku, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me përfaqësues të qyteteve të Stambollit dhe Tokios.
Kryetari i Bashkisë ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ku thekson se mesazhi i përbashkët nga të tre qytetet ishte që të investojmë, mbështesim dhe financojmë qeveritë lokale, të cilat perkujdesen si në fatkeqësi ashtu dhe në inovacione.
“Ishte kënaqësi të ndaja përparimin e Tiranës, së bashku me dy partnerë të mrekullueshëm, si Stambolli dhe Tokio!
Qytetet janë çelësi për zbutjen e ndryshimeve klimatike! Mesazhi ynë për #COP29 nga 3 qytetet tona, është të investojmë, mbështesim dhe financojmë qeveritë lokale, si përkujdesës kryesorë ndaj nevojave dhe aspiratave të njerëzve, si në fatkeqësi, ashtu edhe në inovacione”, shkruan Veliaj.
Loved sharing Tirana’s progress along two amazing partners – Istanbul & Tokyo!
????????????????????????Cities are key to mitigating climate change! Our message to #COP29 from our 3 cities, is to invest, support and finance local govs. as main responders to people’s needs and aspirations in… https://t.co/ffnS7bZHUn
— Erion Veliaj #B40Presidency ???????????????? (@erionveliaj) November 14, 2024