“Hetimori i Shëndetësisë”, PS kërkon të nisin me dëshminë e Ilir Beqajt! Vokshi: Sabotuat komisionin
Vijon me debate mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. PS kërkon që të nisin me dëshminë e Ilir Beqajt, ndërkohë që Albana Vokshi u thotë se Rama u ka mbyllur gojën. Plarent Ndreca: Ajo që ne kërkojmë që nga ora 10 e 30 është vijimi i rendit të ditës. Këtë monolog mund ta vijoni, ne duam […]
Vijon me debate mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. PS kërkon që të nisin me dëshminë e Ilir Beqajt, ndërkohë që Albana Vokshi u thotë se Rama u ka mbyllur gojën.
Plarent Ndreca: Ajo që ne kërkojmë që nga ora 10 e 30 është vijimi i rendit të ditës. Këtë monolog mund ta vijoni, ne duam të vijojmë me rendin e ditës. Të thirret dëshmitari. Nëse doni të bëni monologë, vazhdoni me monologët tuaj, ne jemi tek rendi i ditës.
Albana Vokshi: Ua ka mbyllur gojën Edi Rama, nuk u le as të hapni gojën.
Plarent Ndreca: Sapo e hapa gojën dhe thash doni të vijoni me rendin e ditës. Kemi një rend dite të miratuar, keni gjithë ditën që e sabotoni.
Albana Vokshi: E keni sabotuar ju, jo ne.
Plarent Ndreca: Ne kërkojmë vijimin e rendit të ditës.