Bislimovski: Sjellja jokorrekte në tregun energjetik do të dënohet me një pjesë të të ardhurave financiare

Me Ligjin e ri për energjetikë, rregullatorit i ndahen ingerenca serioze në procesin e ndërlidhjes tegtare me vendet fqinje me qëllim të konkurrencës së rritur, çmimeve më të ulëta, investimeve më të mëdha, deklaroi sot kryetari i Komsioni rregullator të energjetikës, Marko Bislimovski. Ai foli në panelin “Burime të rinovushme: Kontrolli strategjik i implementimit të […]

Nëntor 6, 2024 - 21:01
 0  6
Bislimovski: Sjellja jokorrekte në tregun energjetik do të dënohet me një pjesë të të ardhurave financiare

Me Ligjin e ri për energjetikë, rregullatorit i ndahen ingerenca serioze në procesin e ndërlidhjes tegtare me vendet fqinje me qëllim të konkurrencës së rritur, çmimeve më të ulëta, investimeve më të mëdha, deklaroi sot kryetari i Komsioni rregullator të energjetikës, Marko Bislimovski.

Ai foli në panelin “Burime të rinovushme: Kontrolli strategjik i implementimit të burimeve të rinovueshme të energjisë”, i cili është pjesë e konferencës të organizuar nga Shoqata maqedonase për burime të rinovueshme të energjisë (MARES).

“Ne jemi të përfshirë në lidhjen e tregut midis Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, përmes një projekti të USAID-it. Qëllimi kryesor është që të bëhemi pjesë e integruar e tregut pan-evropian. Me Ligjin e ri për Energjerikë po shkojmë drejt liberalizimit të tregjeve, i cili nxit investime. Me këtë proces për integrim në treg, kompanitë tona do të kenë mundësi të marrin pjesë në tregjet e vendeve fqinje”, theksoi Bislimoski.

KRE edhe me Ligjin për energjetikë, i cili është në fuqi dhe në të cilin është implementuar pakoja e tretë energjetikë si risi ka vendosur mbikëqyrje të tregjeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror.