Bleona Qerreti, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip para gjithë botës

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti që prej vitesh jeton në SHBA ka treguar se është një nga aktoret e kastit që ka luajtur në filmin hollivudian “Chief of Station”. Një film nga regjisori Jesse V Johnson, premiera e të cilit u mbajt dy ditë më parë, (3 maj). Filmi flet për një ish-agjent të FBI-së […] The post Bleona Qerreti, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip para gjithë botës appeared first on InfoShqip.com.

maj 5, 2024 - 21:02
 0  3
Bleona Qerreti, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip para gjithë botës

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti që prej vitesh jeton në SHBA ka treguar se është një nga aktoret e kastit që ka luajtur në filmin hollivudian “Chief of Station”.

Një film nga regjisori Jesse V Johnson, premiera e të cilit u mbajt dy ditë më parë, (3 maj).

Filmi flet për një ish-agjent të FBI-së bota e të cilit shembet pasi gruaja e tij vdes në një aksident. Pas marrjes së informacionit të fshehtë se vdekja e gruas së tij mund të mos kishte qenë një aksident, ai kthehet në botën e fshehtë të Evropës Lindore, duke u bashkuar me një ish-kundërshtar për të zbuluar një komplot që sfidon gjithçka që ai mendonte se dinte për gruan e tij.

Ajo ka publikuar trailerin në profilin e saj në Instagram dhe në një moment Bleona dëgjohet që të flasë në gjuhën shqipe.

“Mezi pres që të gjithë të shkoni për ta parë”, shkruan Bleona.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B L E O N A (@bleona)

The post Bleona Qerreti, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip para gjithë botës appeared first on InfoShqip.com.