Takimi me shqiptarët në Athinë/Sula: SPAK dhe KQZ të kontrollojnë se me çfarë parash u realizua tubimi i Athinës
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në fjalën e tij në seancën plenare ka komentuar takimin e kryeministrit Rama me shqiptarët në Greqi. Ai i bëri thirrje SPAK dhe KQZ të kontrollonte nëse tubimi i Athinës, u bë me paratë e selisë së PS apo me paratë e taksapaguesve shqiptarë. “Do t’ju kërkoja SPAK dhe […]
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në fjalën e tij në seancën plenare ka komentuar takimin e kryeministrit Rama me shqiptarët në Greqi.
Ai i bëri thirrje SPAK dhe KQZ të kontrollonte nëse tubimi i Athinës, u bë me paratë e selisë së PS apo me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
“Do t’ju kërkoja SPAK dhe KQZ, e cila duhet me patjetër që duhet të kontrollojë, nëse ato miliona euro janë para të ligjshme të selisë së PS apo janë paratë e teksapaguesve shqiptarë.
A e dini sa është numri i popullsisë jashtë vendit? Bëhet fjalë për 1.8 milion banorë që duhet të ketë Shqipëria dhe gjysma tjetër janë jashtë vendit, tani ju doni të kapni votues jashtë.
Për pak vit, numri pensionistëve në Shqipëri do të jetë më i madh se si të punësuarve.
Që një person të mbijetojë në Shqipëri duhet të harxhojë 4.4 dollarë, më lartë se të gjithë vendet e Rajonit.
Paga mesatare në Shqipëri është paga më e ulët. Në vitin 2023 ju bëtë një rritje prej 15 mijë lekëve vjetra, duke pasur parasysh rritjen e çmimit, nuk i bie asnjë gjysëm buke”,-tha Sula.