Kuvend/ Miratohet pr.ligji për pronat shtetërore, opozita: I porositur nga oligarkët
Më 68 vota pro dhe 21 kundër, Kuvendi ka miratuar projektligjin për privatizimin e pronës shtetërore. Kalimi për në seancë plenare me shpejtësi i projektligji për privatizimin e pronës shtetërore, ku parashikohet edhe shkëmbimi i saj me private, nxiti debatin që në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteje. Opozita kërkoi heqjen nga rendi […]
Më 68 vota pro dhe 21 kundër, Kuvendi ka miratuar projektligjin për privatizimin e pronës shtetërore.
Kalimi për në seancë plenare me shpejtësi i projektligji për privatizimin e pronës shtetërore, ku parashikohet edhe shkëmbimi i saj me private, nxiti debatin që në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteje. Opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës, duke akuzuar mazhorancës për klientelizim dhe korrupsion.
“Ju kërkoj ta tërhiqni këtë pr.ligj, është antikushtetues, i porositur që do të marrë edhe ato pak prona shtetërore që i kanë mbetur shtetit, pronat shtetërore do i jepen privatit për kulla. Vetëm kryeministria do mbetet nesër se atë nuk e lëshon, çdo godinë shtetërore do i jepet privatit”, tha deputetja demokrate Dhurata Çupi.