Blerim Latifi: Krizat e sotme shkak i mosfunksionimit të konsensusit brenda Perëndimit dhe konsensusit tonë të brendshëm politik

Analisti Blerim Latifi ka thënë se “çlirimi dhe pavarësia e Kosovës kanë qenë produkt i dy konsensuseve vendimtare: konsensusit brenda Perëndimit dhe konsensusit tonë të brendshëm politik”. Sipas tij sot krizat e thella burojnë pikërisht nga fakti se të dyja këto baza nuk funksionojnë më. Ai tha se Merz ka deklaruar që epoka e Pax Americana

dhjetor 14, 2025 - 16:00
 0
Blerim Latifi: Krizat e sotme shkak i mosfunksionimit të konsensusit brenda Perëndimit dhe konsensusit tonë të brendshëm politik
Blerim Latifi: Krizat e sotme shkak i mosfunksionimit të konsensusit brenda Perëndimit dhe konsensusit tonë të brendshëm politik

Blerim Latifi: Krizat e sotme shkak i mosfunksionimit të konsensusit brenda Perëndimit dhe konsensusit tonë të brendshëm politik

Analisti Blerim Latifi ka thënë se “çlirimi dhe pavarësia e Kosovës kanë qenë produkt i dy konsensuseve vendimtare: konsensusit brenda Perëndimit dhe konsensusit tonë të brendshëm politik”.

Sipas tij sot krizat e thella burojnë pikërisht nga fakti se të dyja këto baza nuk funksionojnë më. Ai tha se Merz ka deklaruar që epoka e Pax Americana në Evropë ka marrë fund dhe se Amerika po tërhiqet nga kontinenti. Latifi shton se ky zhvillim e cenon drejtpërdrejt funksionalitetin dhe efektivitetin e NATO-s. “Pasojat për ne janë të qarta dhe potencialisht dramatike.”

Latifi thotë se vëmendja mbetet e përqendruar në përplasjet partiake, në betejat e vogla për dominim afatshkurtër, ndërsa horizonti strategjik mungon pothuajse krejtësisht.

“Në këtë kuptim, ne vazhdojmë të jemi pasardhës besnikë të atyre shqiptarëve që, në kohën kur shtetet ballkanike po e copëtonin Perandorinë Osmane në territoret shqiptare, ende besonin te “topi i madh magjik i babës mbret” , i cili me një të shtënë të vetme do t’i zhdukte ushtritë armike. Historia, si atëherë ashtu edhe sot, nuk i fal ata që ngatërrojnë dëshirat me realitetin.”