BNJVL: Kontroll i koordinuar i jashtëzakonshëm në të gjithë komunat

Kontrolle të koordinuara të jashtëzakonshme të inspektorëve komunal në të gjithë njësitetet e vetëqeverisjes lokale pas ngjarjes tragjike në Koçan, paralajmëroi kryetari i BNJVL-së Orce Gjorgjievski. Në takimin e nesërm, autoritetet komunale do të bëjnë vlerësim se kujt i mungojnë inspektorë për në terren, që të merren nga ndonjë komunë tjetër e cila tashmë ka […]

Mars 23, 2025 - 23:00
 0  4
BNJVL: Kontroll i koordinuar i jashtëzakonshëm në të gjithë komunat
Pamje nga Shkupi. Foto nga Portalb.mk

Kontrolle të koordinuara të jashtëzakonshme të inspektorëve komunal në të gjithë njësitetet e vetëqeverisjes lokale pas ngjarjes tragjike në Koçan, paralajmëroi kryetari i BNJVL-së Orce Gjorgjievski. Në takimin e nesërm, autoritetet komunale do të bëjnë vlerësim se kujt i mungojnë inspektorë për në terren, që të merren nga ndonjë komunë tjetër e cila tashmë ka përfunduar me kontrollet, njoftonPortalb.mk.

Do të kryhen kontrolle nëpër kopshte, shkolla, objekte sportive, shtëpi të kulturës dhe objekte hotelierike. Theks i veçantë në kontrollet do të kenë vendet ku mblidhen fëmijë dhe të rinj. Do të kontrollohen edhe ndërtesat e banimit, posaçërisht ato më të vjetra ku sistemet e hidranteve tërësisht janë lënë pas dore.

“Kontrollohen që objektet të kenë pajisjet e duhura zjarrfikëse dhe hidrantët. A janë instalimet elektrike të sigurta dhe të mirëmbajtura siç duhet, a i posedojnë të gjithë dokumentet e nevojshme dhe elaboratat e sigurisë… Shumë kryetarë komune po mobilizojnë shërbimet e tyre. Do të ketë zero tolerancë për parregullsi. Objektet të cilat nuk janë të sigurta do të marrin urdhër për heqjen e menjëhershme të mangësive dhe nëse është e nevojshme do të mbyllen përkohësisht derisa të korrigjohen mangësitë”, tha kryetari i BNJVL-së.

Gjorgjievski kërkoi nga qytetarët të paraqesin parregullsitë. Kontrollet fillestare në komunën e tij kanë treguar se kopshtet dhe shkollat janë të sigurta.

Një pjesë e e komunave, posaçërisht në Shkup tashmë i kanë nxjerrë inspektorët në terren. Filimisht po kontrollohen dokumentet me të cilët disponojnë objektet hotelierike dhe elaboratet e shkollave. Në fazën e dytë do të kontrollohet edhe gjendja faktike.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.