Boçvarski: Asnjë realizim i asaj që është premtuar nga qeveria, vetëm numra fiktiv dhe rritje të borxhit publik
“Në buxhet janë paraparë rreth 800 milionë euro për projekte kapitale dhe këto janë vetëm shifra fiktive dhe të fryra për opinionin dhe nuk jam i sigurt se kjo qeveri do t’i realizojë ato projekte”, tha Bllagoj Boçvarski në një paraqitje në TV21. Ai iu referua edhe projekteve për komunat, duke thënë se nuk shihet […]
“Në buxhet janë paraparë rreth 800 milionë euro për projekte kapitale dhe këto janë vetëm shifra fiktive dhe të fryra për opinionin dhe nuk jam i sigurt se kjo qeveri do t’i realizojë ato projekte”, tha Bllagoj Boçvarski në një paraqitje në TV21.
Ai iu referua edhe projekteve për komunat, duke thënë se nuk shihet asgjë nga kjo.
“Në pjesën e projekteve komunale për këtë vit, OBRM-PDUKM premtoi se do të realizohen 100 milionë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm 250 milionë euro shtesë, që janë shuma të mëdha të mjeteve. Dhe çfarë ka ndodhur, ja që është muaji nëntor dhe nga ato 100 milionë euro, realizimi aktualisht është zero dhe me siguri do të mbetet i tillë. Për vitin e ardhshëm, në vend të 250 milionë eurove të premtuara, tani shohim se në buxhet janë paraparë rreth 100 milionë euro, prandaj pyetja është se sa nga ato para do të realizohen. Por nga ajo që mund të shohim, fokusi është në një lloj aktiviteti mediatik dhe investime që prezantohen verbalisht në publik, por në terren nuk ka asgjë nga kjo”, tha Boçvarski.
Ai theksoi se qeveria aktuale vetëm po vazhdon me realizimin e projekteve që kanë filluar në kohën e LSDM-së, duke përmendur korridorin 8 dhe 10.
“Qeveria flet për shifra shumë optimiste dhe joreale në buxhet, dhe nga ana tjetër shohim se deficiti është pozicionuar në 4%, dhe borxhi publik me të cilin e kemi dorëzuar qeverinë nga 55%, tani kalon 64% deri në fund të vitit”, tha Boçvarski.