RMV, Ministria publikoi Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme
Sot u publikua Konkursi për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025/2026 ku përcaktohet mundësia për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm, transmeton Portalb.mk. Nxënësit fillimisht duhet të aplikojnë në formë elektronike përmes adresës www.e-uslugi.mon.gov.mk përmes llogarive të tyre personale në schools.mk. “Pas regjistrimit të suksesshëm elektronik, nxënësit duhet të […]


Sot u publikua Konkursi për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025/2026 ku përcaktohet mundësia për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm, transmeton Portalb.mk.
Nxënësit fillimisht duhet të aplikojnë në formë elektronike përmes adresës www.e-uslugi.mon.gov.mk përmes llogarive të tyre personale në schools.mk.
“Pas regjistrimit të suksesshëm elektronik, nxënësit duhet të dorëzojnë fletëparaqitjen për regjistrim, dëftesat origjinale nga klasa e gjashtë deri në të nëntë, diplomat nëse kanë fituar në gara ndërkombëtare dhe shtetërore dhe certifikatën e lindjes”, sqaroi Ministria.
Të drejtë regjistrimi në shkollë të mesme kanë nxënësit nën 17 vjeç që e kanë të kryer shkollën fillore.
“Transport falas ose akomodim të nxënësve të cilët do të regjistrohen në vitin e parë në shkollat e mesme publike, nuk do të sigurohet nëse lloji i zgjedhur arsimor (sektori dhe kualifikimi) ekziston në komunën, përkatësisht rajonin”, theksohet në Konkurs.
Afati i qershorit për regjistrim elektronik është prej 14 qershorit (00:00) e deri më 17 qershor (23:59). Ndërsa mundësia e dytë e afatit të qershorit do të jetë më 30 qershor (00:00-23:59).
Afati i gushtit do të jetë më 21 gusht prej orës 00:00 e deri në ora 15:00, në shkollat ku ka vende të lira për regjistrim.