Protesta në Shkup për shkak të problemeve me transportin publik

Para zyrave të Bashkisë së Shkupit sot pasdite po mbahet protestë për shkak të gjendjes së transportit publik dhe mungesës së autobusëve në kryeqytet. Para Bashkisë pakënaqësinë e shprehën banorët e Shuto Orizares të organizuar nga kryetari Kurto Dudush, Sindikata e nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa studentët nga […]

Nëntor 22, 2024 - 21:00
 0  3
Protesta në Shkup për shkak të problemeve me transportin publik

Para zyrave të Bashkisë së Shkupit sot pasdite po mbahet protestë për shkak të gjendjes së transportit publik dhe mungesës së autobusëve në kryeqytet.

Para Bashkisë pakënaqësinë e shprehën banorët e Shuto Orizares të organizuar nga kryetari Kurto Dudush, Sindikata e nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa studentët nga Universiteti “Kirili dhe Metodi” dolën me kërkesë për normalizim të transportit publik.

Autobusët në Shkup nuk qarkulluan për dy ditë për shkak se Ndërmarrja Transportuese Publike (NTP) Shkup nuk kishte naftë. Kishte vetëm 25 autobusë të cilët funksiononin me gaz.

Situata u tejkalua pasi Qeveria mori vendim që t’i huazojë naftë NTP-së nga rezervat shtetërore.