Borisov: Në BE dhe NATO zhvillohen procese për Maqedoninë e Veriut pa prezencën e Bullgarisë

Lideri i partisë politike GERB, Bojko Borisov, ka deklaruar dje se ka biseduar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, për gjendjen e vendit në planin ndërkombëtar, por edhe për situatën me Maqedoninë fqinje, transmeton Televizioni nacional bullgar (BNT). “Nga biseda kuptova se në dy-tre vitet e fundit ka pasur shumë procese në BE dhe […]

dhjetor 18, 2024 - 14:00
 0  5
Borisov: Në BE dhe NATO zhvillohen procese për Maqedoninë e Veriut pa prezencën e Bullgarisë
Bojko Borisov. Foto: Portalb.mk

Lideri i partisë politike GERB, Bojko Borisov, ka deklaruar dje se ka biseduar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, për gjendjen e vendit në planin ndërkombëtar, por edhe për situatën me Maqedoninë fqinje, transmeton Televizioni nacional bullgar (BNT).

“Nga biseda kuptova se në dy-tre vitet e fundit ka pasur shumë procese në BE dhe NATO që kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut, të cilat po zhvillohen pa pjesëmarrjen e Bullgarisë, nga e cila vendi ka humbur shumë kohë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të formojmë një qeveri dhe të forcojmë pozicionin tonë”, thotë kreu i GERB-it.

Ai beson se Bullgaria është e detyruar të ketë sukses në formimin e një qeverie të rregullt për shkak të situatës ndërkombëtare.

“Unë jam optimist për formimin e një qeverie, sepse ajo që shoh ndërkombëtarisht nuk na obligon neve si popull, si shtet, si komb”, tha ai.

Që nga fillimi i kësaj jave, ekipi negociator GRB-SDS ka zhvilluar bisedime për formimin e shumicës.

Sipas tij, negociatat për shumicë dhe qeveri po shkojnë mirë dhe sa më pak të flitet, aq më të mëdha janë shanset për sukses.

Mickoski deri më tani ka treguar disa herë se për çështjen e procesit tonë eurointegrues është i nevojshëm formimi i qeverisë në Bullgari dhe pastaj të diskutohen qëndrimet.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese.

Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash.

Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.