Për herë të dytë i është vënë flaka veturës së ish-shefit të SPB Shtip
I është vënë flaka veturës së ish-shefit të SPB të Shtip, Bobi Gidioski. Rasti është raportuar në polici pak minuta pas mesnate, ndërsa automjeti është djegur në rrugën “Vanço Kitanov” në parkingun përballë pallatit ku banon ish-shefi, transmeton Portalb.mk. Automjeti Volkswagen Golf me targa të Shtipit ishte në pronësi të vajzës së Gidioskit, por veturën, […]
I është vënë flaka veturës së ish-shefit të SPB të Shtip, Bobi Gidioski. Rasti është raportuar në polici pak minuta pas mesnate, ndërsa automjeti është djegur në rrugën “Vanço Kitanov” në parkingun përballë pallatit ku banon ish-shefi, transmeton Portalb.mk.
Automjeti Volkswagen Golf me targa të Shtipit ishte në pronësi të vajzës së Gidioskit, por veturën, e përdorte ai.
Përndryshe, ky është automjeti i dytë i djegur në Shtip në tri ditët e fundit. Ndërsa automjeti i dytë i ish-shefit të SPB Shtip. Edhe gjatë muajit korrik të vitit të kaluar kishte shpërthyer zjarrnë veturën “Audi 5” në pronësi të Bobi Gidioski.
Ndërkohë në tetor ishte djegur edhe vetura e gazetarit dhe redaktorit të stacionit televiziv M-Net me bazë në Shtip, Blagoj Sersemov, e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij familjare.
Gjithashtu në nëntor, LSDM tha se kryetarit të Organizatës komunale të Krivogashtanit, Antonio Simonoski, i është djegur vetura dhe ka kërkuar që MPB-ja dhe të gjitha institucionet tjera kompetente të veprojnë menjëherë dhe t’i zbulojnë autorët.