Gllavçev: Bullgaria mbështet pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE nëse… | AUDIO
Bullgaria mbështet zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në bazë të parimit të respektimit të kushteve për anëtarësim në Union, deklaroi sonte kryeministri bullgar Dimitar Gllavçev gjatë mbërritjes së tij The post Gllavçev: Bullgaria mbështet pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE nëse… | AUDIO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Bullgaria mbështet zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në bazë të parimit të respektimit të kushteve për anëtarësim në Union, deklaroi sonte kryeministri bullgar Dimitar Gllavçev gjatë mbërritjes së tij në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.
“Konkretisht, kur është fjala për Maqedoninë e Veriut, kemi të ashtuquajturin kompromis të vitit 2022, i bërë nga ne. Ai tashmë është një (kusht) evropian i nënshkruar nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Bullgarinë si shtet anëtar, plus nga Maqedonia e Veriut, dhe nuk ka asgjë për të negociuar. Qëndrimi ynë është i pandryshuar”, tha Gllavçev.
I pyetur nëse do të takohet me kryeministrin hungarez Viktor Orban gjatë vizitës së tij në Sofje, Gllavçev tha se “nuk është në dijeni se do të kenë një takim, përveç këtij në Bruksel”, duke theksuar se vizita është me ftesë të presidentit bullgar Rumen Radev dhe të gjitha çështjet rreth asaj që do të diskutohet duhet të drejtohen në atë adresë.
The post Gllavçev: Bullgaria mbështet pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE nëse… | AUDIO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .