Bregu i Zi i jep përkrahje të madhe, Ahmeti: Mbështetja juaj e qartë për punën e bërë deri tani dhe vizionin për të ardhmen

Fushata zgjedhore në Lipjan po vazhdon me takime të njëpasnjëshme të kryetarit dhe kandidatit për mandat të ri, Imri Ahmeti. Gjatë një tubimi të mbajtur në fshatin Bregu i Zi, Ahmeti u prit me entuziazëm nga banorët, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për punën e bërë deri më tani dhe për vizionin e tij […]

shtator 27, 2025 - 22:30
 0
Bregu i Zi i jep përkrahje të madhe, Ahmeti: Mbështetja juaj e qartë për punën e bërë deri tani dhe vizionin për të ardhmen

Fushata zgjedhore në Lipjan po vazhdon me takime të njëpasnjëshme të kryetarit dhe kandidatit për mandat të ri, Imri Ahmeti.

Gjatë një tubimi të mbajtur në fshatin Bregu i Zi, Ahmeti u prit me entuziazëm nga banorët, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për punën e bërë deri më tani dhe për vizionin e tij për të ardhmen, raporton ORAinfo.

“Bregu i Zi dëshmoi se është gati të ecë përpara! Mbështetja juaj e qartë për punën e bërë deri tani dhe vizionin për të ardhmen që po e ndërtojmë së bashku, me projekte të qëndrueshme, është dëshmi e besimit tuaj dhe e përkushtimit tonë të përbashkët. Me këtë energji dhe përkrahje, ecim bashkë drejt fitores së madhe më 12 teto”, ka thënë Ahmeti.

Ai theksoi se puna konkrete dhe projektet zhvillimore për Lipjanin do të jenë prioritet i vazhdueshëm edhe në mandatin e ardhshëm. /ORAinfo/