Detaje nga tragjedia në Lybeniq të Pejës: 40-vjeçari humbi jetën pasi ra në bunar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Lubeniq të Pejës, ku një burrë ka humbur jetën gjatë pastrimit të një bunari, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas informacioneve, më 28.09.2025, rreth orës 14:20, viktima Albert Pamaj rreth 40-vjeçar ishte duke punuar për pastrimin e një pusetë rreth 17–18 metra të thellë, kur ndodhi […]


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Lubeniq të Pejës, ku një burrë ka humbur jetën gjatë pastrimit të një bunari, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve, më 28.09.2025, rreth orës 14:20, viktima Albert Pamaj rreth 40-vjeçar ishte duke punuar për pastrimin e një pusetë rreth 17–18 metra të thellë, kur ndodhi tragjedia.
Njëri nga dëshmitarët, E. Qorraj rreth 54-vjeçar ka deklaruar se kishte rënë në ujdi me viktimën për pastrimin e pusetës dhe së bashku kishin shkuar në lokacion. Ndërkohë, dëshmitari tjetër, B. Ramaj rreth 18-vjeçar, ka treguar se gjatë kohës që babai i tij po lëshohej me lift brenda në bunar, në një moment të caktuar ai kishte rënë në fund të pusetës. Në përpjekje për ta tërhequr lart me sajllen, sistemi nuk kishte funksionuar dhe viktima kishte mbetur brenda.
Menjëherë është njoftuar policia dhe njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe më pas është dërguar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.