Imri Ahmeti me përkrahje të madhe në ‘Jetën e Re’: Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!

Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me qytetarët në lagjen “Jeta e Re”, ku u prit me përkrahje të madhe dhe entuziazëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme […]

shtator 27, 2025 - 22:30
 0
Imri Ahmeti me përkrahje të madhe në ‘Jetën e Re’: Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!

Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me qytetarët në lagjen “Jeta e Re”, ku u prit me përkrahje të madhe dhe entuziazëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve, duke theksuar se besimi i tyre është rezultat i punës konkrete dhe përkushtimit të vazhdueshëm në shërbim të komunës.

“Sonte në Jetën e Re, në mesin e qytetarëve që çdo herë na presin me mbështetje dhe besnikëri. Kemi treguar se me përkushtim dhe punë konkrete, mund të realizohen projekte të mëdha, e kjo përkrahje e fortë është dëshmi se puna jonë do të vazhdojë. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!”, ka shkruar Ahmeti.

Kandidati i LDK-së vazhdon fushatën zgjedhore me mesazhin e vazhdimësisë dhe zhvillimit, duke theksuar rëndësinë e projekteve që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve të Lipjanit gjatë mandatit të tij. /ORAinfo/