Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin shtetin e Palestinës
Kanadaja është bërë të dielën shteti i parë i grupit të vendeve të zhvilluara G7 që ka njohur zyrtarisht shtetin Palestinez. Menjëherë pas Kanadasë, njohjen e kanë bërë edhe Britania e Madhe dhe Australia. Shtetet e tjera që kanë paralajmëruar njohjen e shtetit palestinez janë edhe Franca, Belgjika, Portugalia e Malta. Njohjet vijnë një ditë


Kanadaja është bërë të dielën shteti i parë i grupit të vendeve të zhvilluara G7 që ka njohur zyrtarisht shtetin Palestinez.
Menjëherë pas Kanadasë, njohjen e kanë bërë edhe Britania e Madhe dhe Australia.
Shtetet e tjera që kanë paralajmëruar njohjen e shtetit palestinez janë edhe Franca, Belgjika, Portugalia e Malta.
Njohjet vijnë një ditë para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, në të cilën liderët kryesorë shtetërorë do të flasin për shtetin palestinez. /BBC
