Bujar Osmani kërkon fokus të veçantë të OSBE/ODIHR në Çair: “Pushteti e di se do t’i humbasë zgjedhjet”
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një takim me Matteo Mecacci, Shefin e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të OSBE/ODIHR. “Si ish-Kryesues me The post Bujar Osmani kërkon fokus të veçantë të OSBE/ODIHR në Çair: “Pushteti e di se do t’i humbasë zgjedhjet” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një takim me Matteo Mecacci, Shefin e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të OSBE/ODIHR.
“Si ish-Kryesues me OSBE-në, e vlerësoj lart punën e tyre dhe jam i bindur se edhe këtë herë do ta ndjekin procesin zgjedhor me përpikëri dhe do të evidentojnë çdo keqpërdorim të mundshëm,” tha Osmani pas takimit.
Ai nënvizoi se e ka informuar shefin e misionit për tensionet e shtuara në Çair dhe praktikat e palejuara që, sipas tij, po përdoren nga kundërshtarët.
“Frikësimi i votuesve, përpjekjet për ryshfet dhe keqpërdorimi i resurseve publike për fushatë partiake janë metoda jodemokratike që nuk duhet të tolerohen,” theksoi Osmani.
Në këtë drejtim, ai kërkoi një vëmendje të posaçme nga vëzhguesit e ODIHR:
“Kam kërkuar që ODIHR të ketë fokus të veçantë në Çair, pasi pushteti atje e di se do t’i humbasë zgjedhjet dhe pikërisht për këtë arsye po përdor metoda jodemokratike.”
Osmani përfundoi duke theksuar se qëllimi i tij mbetet i pandryshuar:
“Ne kërkojmë zgjedhje të lira, të ndershme, demokratike dhe transparente, ku zëri i qytetarëve do të jetë i vetmi fitues.”
The post Bujar Osmani kërkon fokus të veçantë të OSBE/ODIHR në Çair: “Pushteti e di se do t’i humbasë zgjedhjet” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
