Në Podujevë do të inaugurohet shtatorja e Afrim Zhitisë – I pranishëm edhe Ali Ahemti
Komuna e Podujevës ka njoftuar se më 19 shtator 2025, në orën 12:00, në fshatin Llugë, do të mbahet ceremonia inauguruese e shtatores së Heroit të Kombit dhe udhëheqësit të The post Në Podujevë do të inaugurohet shtatorja e Afrim Zhitisë – I pranishëm edhe Ali Ahemti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Komuna e Podujevës ka njoftuar se më 19 shtator 2025, në orën 12:00, në fshatin Llugë, do të mbahet ceremonia inauguruese e shtatores së Heroit të Kombit dhe udhëheqësit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Afrim Zhitia. Manifestimi do të zhvillohet pranë Obeliskut kushtuar figurës së tij, njofton Flaka
Në këtë ngjarje përkujtimore, përveç drejtuesve institucionalë dhe qytetarëve, pritet të marrë pjesë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bullia, ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ceremonisë, duke e cilësuar atë një akt nderimi për një prej figurave më të shquara të rezistencës kombëtare.

The post Në Podujevë do të inaugurohet shtatorja e Afrim Zhitisë – I pranishëm edhe Ali Ahemti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
