Bujar Osmani prin në sondazhin e fundit për Çairin

Në një anketë të realizuar nga Shoqata për Gazetari të Pavarur “Ekspres Media” – Shkup për portalin PressOnline.al, gjatë periudhës 1 – 30 shtator 2025, janë përfshirë 1,000 qytetarë të Komunës së Çairit, të The post Bujar Osmani prin në sondazhin e fundit për Çairin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 5, 2025 - 01:00
 0
Bujar Osmani prin në sondazhin e fundit për Çairin

Në një anketë të realizuar nga Shoqata për Gazetari të Pavarur “Ekspres Media” – Shkup për portalin PressOnline.al, gjatë periudhës 1 – 30 shtator 2025, janë përfshirë 1,000 qytetarë të Komunës së Çairit, të përzgjedhur në mënyrë rastësore sipas parametrave demografikë të zonës.

Anketa përfshinte një pyetje të vetme:

Cilin nga kandidatët do ta votonit në zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Komunën e Çairit?

Rezultatet e sondazhit tregojnë se:

  • Bujar Osmani (koalicioni AKI/BDI) – 53.5 %
  • Izet Mexhiti (koalicioni VLEN/LD) – 46.5 %

Sipas këtyre të dhënave, Bujar Osmani prin me 7 % përpara Izet Mexhitit në garën për kryetar të Komunës së Çairit.

Përbërja demografike e kampionit

  • Shqiptarë: 70 %
  • Boshnjakë, Turq dhe Romë (së bashku): 20 %
  • Maqedonas: 10 %

Pjesëmarrësit janë shpërndarë sipas grupmoshave:

18–29 vjeç (20 %), 30–44 (30 %), 45–64 (35 %) dhe mbi 65 vjeç (15 %).
Raporti gjinor: 50 % meshkuj dhe 50 %femra.

Anketa është zhvilluar me metodën “simple random sampling”, me nivel besueshmërie 95 % dhe gabim të mundshëm të mostrës (+/-2.8 %). Gabimi i diferencës midis kandidatëve është (-/+ 2 %)Totali i respondentëve: 1,000. Gazeta Flaka

The post Bujar Osmani prin në sondazhin e fundit për Çairin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .