Bullgaria do të sigurojë akomodim dhe transport për familjet e të lënduarve në tragjedinë në Koçan

Bullgaria do të sigurojë akomodim dhe transport për familjet e të lënduarve në tragjedinë në Koçan, njofton Portalb.mk. Ambasada Bullgare në Shkup informon se Bullgaria është e gatshme të sigurojë transport dhe akomodim për anëtarët më të afërt të familjeve të të lënduarve në tragjedinë në Koçan, të cilët po trajtohen në spitalet në Sofje, […]

Mars 17, 2025 - 00:00
 0  4
Bullgaria do të sigurojë akomodim dhe transport për familjet e të lënduarve në tragjedinë në Koçan
Zjarri në diskotekën "Pulse" në Koçan. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Bullgaria do të sigurojë akomodim dhe transport për familjet e të lënduarve në tragjedinë në Koçan, njofton Portalb.mk.

Ambasada Bullgare në Shkup informon se Bullgaria është e gatshme të sigurojë transport dhe akomodim për anëtarët më të afërt të familjeve të të lënduarve në tragjedinë në Koçan, të cilët po trajtohen në spitalet në Sofje, Plovdiv dhe Varna.

Nga Ambasada u bëjnë thirrje familjeve të pacientëve të kontaktojnë për informacion shtesë dhe organizim në numrat e telefonit vijues:

+389 2 32 29 444

+389 2 32 46 491

+389 75 280 013 (celular)

Rikujtojmë se zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.

LEXO MË SHUMË NË: 

Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj