Çairi si Ferizaj – Kryetari Agim Aliu ka plane bashkëpunimi me Bujar Osmanin!

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është në garë për zgjedhjet lokale të The post Çairi si Ferizaj – Kryetari Agim Aliu ka plane bashkëpunimi me Bujar Osmanin! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 1, 2025 - 14:30
 0
Çairi si Ferizaj – Kryetari Agim Aliu ka plane bashkëpunimi me Bujar Osmanin!

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është në garë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, shkruan Flaka.

Aliu përshkroi momentin si një mundësi për të diskutuar për bashkëpunimet e ardhshme mes dy komuniteteve dhe komunave.

“Mesditë e veçantë e shëtitje në sheshin e qytetit me mikun tim, ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, kryediplomatin Bujar Osmani, për bashkëpunimet tona të së ardhmes,” – tha Aliu.

Takimi u zhvillua në atmosferë miqësore, duke shënuar një hap të ri në fuqizimin e lidhjeve rajonale.

Zgjidhja për nyjën e Çairit: Nënkalim, shesh i ri dhe parking nëntokësor

Bujar Osmani, prezantoi sot konceptin për zgjidhjen e nyjës së trafikut në bulevardin “Cvetan Dimov”, duke propozuar një nënkalim, një shesh të ri mbi të dhe parking nëntokësor me qindra vende, për të lehtësuar qarkullimin dhe për të krijuar hapësira sociale për qytetarët.

Për të parë nga afër zbatimin e këtij modeli, Osmani vizitoi Ferizajn, ku së bashku me kryetarin Agim Aliu inspektuan disa nënkalime të ngjashme dhe mësimet që mund të aplikohen në Çair.

“Ky është propozimi i ekipit të Michel Rojkind: rruga Cvetan Dimov poshtë, Sheshi ‘Liria’ sipër një hapësirë e madhe sociale ku Çairi takohet, kalon e qëndron. Ky është projekti për ‘Çairçanen’ që e premtoj: projekt i realizueshëm, me standard evropian, që e kthen pengesën në mundësi,” – theksoi Osmani.

Ky projekt synon jo vetëm të zgjidhë problemet e trafikut, por edhe të ofrojë një hapësirë të gjallë urbane për qytetarët dhe bizneset lokale. Gazeta Flaka

The post Çairi si Ferizaj – Kryetari Agim Aliu ka plane bashkëpunimi me Bujar Osmanin! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .