Çelja e fushatës së PS, Berisha ironizon socialistët: U përpoqën të mbulonin dështimin me vallen e ministreshave

Nga takimi me shqiptarët në Itali, kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi çeljen e fushatës së socialistëve të shtunën me valle në “Sheshin Skënderbej”. Kryedemokrati vuri në dukje veshjet e shtrenjta të ministreve, teksa kërcenin valle. “Dje Toto Rino i Shqipërisë, paraqiti programin. Hapi fushatën më të shkretë që ka hapur ndonjëherë ajo parti që […]

Prill 14, 2025 - 01:00
 0  11
Çelja e fushatës së PS, Berisha ironizon socialistët: U përpoqën të mbulonin dështimin me vallen e ministreshave

Nga takimi me shqiptarët në Itali, kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi çeljen e fushatës së socialistëve të shtunën me valle në “Sheshin Skënderbej”.

Kryedemokrati vuri në dukje veshjet e shtrenjta të ministreve, teksa kërcenin valle.

Dje Toto Rino i Shqipërisë, paraqiti programin. Hapi fushatën më të shkretë që ka hapur ndonjëherë ajo parti që nga koha e PPSH. Falënderoi socialistët e Tiranës që e lanë në vetminë më të madhe. u treguat patriotë. Programi ynë për të gjithë shqiptarët. U përpoq të mbuloj dështimin me vallen e ministresha të stolisura si sulltanesha e Zululandit me aksesore nga më të kushtueshmit. Në fjalën e tij hallet e qytetarëve nuk ekzistojnë.

E mbyllën programin me vallen e hajdutit. 11 maji po vjen, është fundi juaj, ligji ju pret.U tundi shqiptarëve pasaportën europiane. T’i japim përgjigjen që meriton.”, tha ai.