Çështja e Asociacionit, Gërvalla këmbëngulë: Kemi ofruar një dokument, por që nuk i respekton ëndrrat e Vuçiqit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se nuk do të dërgojnë drafte për asociacione në Kushtetuese, porse sipas saj, një draft i tillë i dërgohet gjykatës në momentin që përvetësohet nga qeveria dhe është vendim i qeverisë. “Një draft i tillë ekziston në Bruksel, të cilin e kemi treguar gatishmërinë që ta

tetor 25, 2024 - 00:00
 0  7
Çështja e Asociacionit, Gërvalla këmbëngulë: Kemi ofruar një dokument, por që nuk i respekton ëndrrat e Vuçiqit
ceshtja-e-asociacionit,-gervalla-kembengule:-kemi-ofruar-nje-dokument,-por-qe-nuk-i-respekton-endrrat-e-vuciqit

ceshtja-e-asociacionit,-gervalla-kembengule:-kemi-ofruar-nje-dokument,-por-qe-nuk-i-respekton-endrrat-e-vuciqit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se nuk do të dërgojnë drafte për asociacione në Kushtetuese, porse sipas saj, një draft i tillë i dërgohet gjykatës në momentin që përvetësohet nga qeveria dhe është vendim i qeverisë.

“Një draft i tillë ekziston në Bruksel, të cilin e kemi treguar gatishmërinë që ta trajtojmë në kuadër të pakos, pra nëse fillon, nëse nënshkruhet edhe marrëveshja e shkurtit 2023, por edhe ajo e marsit e Ohrit 2023. Nëse ato nënshkruhen së bashku me draftin e asociacionit ne mund të punojmë me të, përndryshme nuk lëvizim dot”, ka thënë Gërvalla në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Gërvalla ka theksuar se kanë ofruar që të punojnë në një dokument, i cili do të respektojë nevojat e qytetarëve në veri, porse theksoi se për këtë nuk kanë gjetur gatishmëri.

“Kemi ofruar që të punojmë vetë në një dokument i cili do të respektonte jo ëndrrat e Vuçiqit, por nevojat e qytetarëve në veri”, ka thënë Gërvalla.