Një tjetër turist zhduket në Alpet shqiptare, australiani u pa për herë të fundit më 13 tetor
Pas një belgu dhe një lituanezi, të cilët kanë humbur gjurmët prej disa muajsh dhe pavarësisht aksioneve nga toka dhe ajri nuk gjenden, tani një i ri australian, është zhdukur. Ai është parë për herë të fundit më 13 tetor dhe ka patur si destinacion Thethin. Ashtu si dy të parët, edhe turisti australian ka
Pas një belgu dhe një lituanezi, të cilët kanë humbur gjurmët prej disa muajsh dhe pavarësisht aksioneve nga toka dhe ajri nuk gjenden, tani një i ri australian, është zhdukur.
Ai është parë për herë të fundit më 13 tetor dhe ka patur si destinacion Thethin.
Ashtu si dy të parët, edhe turisti australian ka qenë i vetëm.
David Cameron ka qenë duke eksploruar alpet nga zona e Valbonës drejt Thethit, por që prej datës 13 tetor rezulton i zhdukur. Njoftimi është bërë publik nga Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë në një postim në Facebook.
Cameron është nisur për të vizituar Thethin, ndërsa për herë të fundit është parë në zonën Lugu i Valit Valbonë.
“I riu në foto quhet David Cameron, shtetas Australian dhe ka humbur kontaktet që nga data 13 tetor 2024 rreth orës 8 te mëngjesit ku është nisur drejt Thethit, hera e fundit qe është parë është Lugu i Valit Valbonë, vendi ku ndahet shtegu për në majën e Jezercës dhe shtegun që të dërgon për në Theth, nga kjo pikë ka filluar i vetëm udhëtimin për ne Theth.