Çfarë do të thotë t’i përmbahesh standardeve më të larta profesionale dhe etike në raportimin e tragjedive

Dy elementët më të rëndësishëm të standardeve profesionale dhe etike në raportimin e tragjedive janë respektimi i dhimbjes dhe pikëllimit personal dhe shmangia e sensacionalizmit në raportim. Kjo vlen edhe për raportimin e ngjarjeve lidhur me aksidentin në Koçan, por edhe për varrimin e viktimave nesër (20.03.2025), raporton Vërtetmatësi. Shkruar nga Teofil Blazevski Në prag të […]

Mars 20, 2025 - 08:00
 0  4
Çfarë do të thotë t’i përmbahesh standardeve më të larta profesionale dhe etike në raportimin e tragjedive
Zjarri në diskotekën "Pulse" në Koçan. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Dy elementët më të rëndësishëm të standardeve profesionale dhe etike në raportimin e tragjedive janë respektimi i dhimbjes dhe pikëllimit personal dhe shmangia e sensacionalizmit në raportim. Kjo vlen edhe për raportimin e ngjarjeve lidhur me aksidentin në Koçan, por edhe për varrimin e viktimave nesër (20.03.2025), raporton Vërtetmatësi.

Shkruar nga Teofil Blazevski

Në prag të varrimit të nesërm (20 mars) në Koçan të viktimave të tragjedisë në diskotekën lokale Pulse, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) ka dërguar një deklaratë paralajmëruese për mediat për t’i këshilluar se si të raportojnë. Në deklaratë thuhet:

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele u kujton mediave që kur raportojnë për varrimin e viktimave të zjarrit tragjik në Koçan, t’u përmbahen standardeve më të larta profesionale dhe etike.

Raportimi duhet të jetë pa sensacionalizëm, është e domosdoshme të respektohet dhimbja dhe pikëllimi personal i familjeve, të afërmve dhe të dashurve të të ndjerëve dhe duhet pasur kujdes që të mos kontribuohet në rritjen e mëtejshme të shqetësimit. Në këtë drejtim janë edhe kërkesat e banorëve të Koçanit të cilët dje i janë drejtuar drejtpërdrejt Agjencisë, por edhe përmes rrjeteve sociale, me apel për punonjësit e mediave që të qëndrojnë larg funeraleve dhe të mos filmojnë me dronë. Mediat duhet të jenë të kujdesshme kur realizojnë dhe veçanërisht kur publikojnë pamje dhe fotografi, në mënyrë që familjet dhe prindërit t’i thonë lamtumirë të dashurit me dinjitet dhe respekt…

“Vërtetmatësi” ka shkruar edhe më parë për këtë temë, për shembull, për raportimin pas aksidentit të autobusit në autostradën Struma në Bullgari ku 45 persona humbën jetën në një autobus të djegur dhe shtatë u plagosën, dhe atë tekst mund ta lexoni këtu. Megjithatë, momenti kërkon që disa rregulla të përsëriten dhe të shpjegohen edhe një herë.

Çfarë do të thotë standardet më të larta profesionale dhe etike?

Në vendin tonë këto çështje rregullohen kryesisht me Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë. Edhe pse ky dokument daton në vitin 2001 dhe ndonëse ka një proces për modernizimin e tij, i cili aktualisht është pezull për shkak të problemeve organizative, ai ende e rregullon këtë çështje, kryesisht në dy nene, nenin 7 dhe nenin 8 të Kodit.

Neni 7 thotë:

Gazetari duhet të respektojë privatësinë e një personi, përveç kur kjo është në kundërshtim me interesin publik. Gazetari është i detyruar të respektojë dhimbjen dhe pikëllimin personal.

Nga kjo shihet qartë se interesi publik është parësor. Dhe pikërisht për këtë ka ndryshim kur në momentet e para të raportimit mediat filmonin, fotografonin dhe bisedonin me viktimat e zjarrit dhe aksidentit, për të informuar publikun saktësisht se çfarë po ndodhte. Por, filmimi i një funerali nga afër dhe ndoshta marrja e deklaratave nga të pranishmit, një pjesë e madhe e të cilëve janë familjet e viktimave, do të ishte joetike dhe thjesht kënaqjen e kuriozitetit publik, e jo inteeres publik.

Neni 8 përsëri thotë:

Mënyra se si jepet informacioni në rastet e aksidenteve, fatkeqësive natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve dhe procedurave ligjore duhet të jetë pa sensacionizëm…

Nga ky artikull bëhet më e qartë ajo që u shpjegua më lart. Bisedat, regjistrimet dhe videot nga raportimi i aksidenteve duhet të jenë pa sensacionalizëm. Që do të thotë se në biseda, në incizim e transmetim, edhe në shkrimin e teksteve dhe në përdorimin e titujve, media duhet të raportojë me qetësi, të ekuilibruar dhe pa përdorur tituj që ekzagjerojnë situatën, luajnë me ndjenjat e njerëzve dhe sensibilizojnë publikun duke i nxitur ata të ndajnë tekstet, për të arritur lexime shtesë përmes të ashtuquajturave klikbaj dhe të ngjashme, pa marrë parasysh dhimbjen dhe pikëllimin personal, privatësinë e njerëzve dhe pa respektuar interesin publik, gjë që sigurisht është thelbësore kur vlerësohet se si të raportohet.

Kjo ngre edhe çështjen e ndarjes së videove në rrjetet sociale të regjistruara gjatë tragjedisë ose menjëherë pas saj. Mediat mund t’i përdorin ato në raportimin e tyre, sepse çdo material i tillë video nga skena e tragjedive dhe aksidenteve mund t’i shërbejë interesit publik për të zbuluar se çfarë ka ndodhur realisht. Megjithatë, duhet treguar edhe këtu kujdes, duke paralajmëruar se imazhet ose materiali video janë shqetësues dhe së fundi, nuk duhet të transmetohet nëse tregon dhimbjen, vuajtjen ose vdekjen e dikujt në mënyrë të drjetpërdrejtë.

Sqarime nga Udhëzimet e Raportimit

Disa dispozita se si zbatohen nenet 7 dhe 8 mund të lexohen nga Udhëzimet për raportim nga mediat online në Maqedoni, të cilat, pavarësisht se janë për mediat online, në parim zbatohen edhe për të gjitha mediat tjera.

Në lidhje me nenin 7 të Kodit, dhe lidhur me raportimin e kësaj tragjedie nga Koçani, udhëzimet e përshkruara në pikat e mëposhtme do të ishin të dobishme:

7.1 Media online do të shmangë ndërhyrjen në jetën private të individëve, përveç rasteve kur bëhet fjalë për një interes të rëndësishëm publik, dhe duhet të shqyrtojë me kujdes arsyet e zbulimit të informacionit nga jeta private e dikujt.

7.1 Media online do të shmangë ndërhyrjen në jetën private të individëve, me përjashtim të rasteve kur është një çështje me interes të rëndësishëm publik, dhe duhet të shqyrtojë me kujdes arsyet e zbulimit të informacionit nga jeta private e dikujt përpara se të vendosë të trajtojë temën. Duke vepruar kështu, ata gjithmonë duhet të kenë parasysh se interesi publik është i pari dhe jo kurioziteti i audiencës së tyre.

– Temat që kanë të bëjnë me tragjeditë personale do të trajtohen gjithmonë me kujdes, dhe atyre që preken nga tragjedia do të trajtohen me dhembshuri dhe maturi….

Dhe në lidhje me nenin 8 të Kodit, pikat e mëposhtme nga Udhëzimet, të cilat kanë të bëjnë me tragjedinë në Koçan:

8.1. Kur raportojnë për aksidente, fatkeqësi natyrore, epidemi, ekstremizëm të dhunshëm dhe terrorizëm, mediat online do të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme dhe do të shmangin publikimin e titujve sensacionalistë dhe informacioneve të pa verifikuara, duke u kujdesur që të mos krijojnë ngacmime dhe panik shtesë në publik.

8.7 Media online do të kryejë intervista me dëshmitarë të aksidenteve dhe fatkeqësive, me të lënduar dhe të sëmurë, me vëmendje, dhembshuri dhe kuptim të plotë të gjendjes fizike dhe emocionale të atyre njerëzve.

Ka më shumë detaje në kode apo udhëzime të tjera, por këto janë rregullat etike që janë vendosur tani për tani në vend. Nga ky këndvështrim, udhëzimet e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) për mediat që janë në tregun e rregulluar janë plotësisht të justifikuara, megjithëse mesazhet dhe rregullat janë të vlefshme dhe të zbatueshme për të gjitha mediat e tjera që kryejnë veprimtari informative.