Varrimi i të vdekurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit do të bëhet sot

Varrimi i të vdekurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit do të bëhet sot. Viktimat do të varrosen në një pjesë të veçantë të varrezave të Koçanit në orën 12. Ceremoni varrimi do të ketë edhe në qytete tjera dhe atë, në ora 11 në Shtip, dhe në orën 13 në Obleshevë, transmeton Portalb.mk. “Priftërinjtë […]

Mars 20, 2025 - 08:00
 0  5
Varrimi i të vdekurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit do të bëhet sot
Ditë zie për tragjedinë në Koçan. Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Varrimi i të vdekurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit do të bëhet sot. Viktimat do të varrosen në një pjesë të veçantë të varrezave të Koçanit në orën 12. Ceremoni varrimi do të ketë edhe në qytete tjera dhe atë, në ora 11 në Shtip, dhe në orën 13 në Obleshevë, transmeton Portalb.mk.

“Priftërinjtë nga kishat lokale do të kontaktojnë të gjitha familjet e viktimave për detaje rreth varrimit. Në varrim do të marrë pjesë edhe kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvia e Ohrit (z. Stefan), me të do të shërbejnë edhe disa peshkopë. Kisha po bën të pamundurën që këta fëmijë t’i përcjell[ në mënyrë më dinjitoze”, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Nga QMK informojnë se varrime do të ketë në disa vende si në Shkup, Koçan, Shtip, Çeshinovë-Obleshevë, Makedonska Kamenicë.

Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk
Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Protokoll sigurie dhe udhëzime për raportim etik nga varrimi i viktimave nga tragjedia në Koçan

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe në konsultim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), si dhe me Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), kanë përgatitur një protokoll sigurie për raportim nga ceremonia mortore e viktimave të ngjarjes tragjike që ndodhi më 16 mars në Koçan.

Për përfaqësuesit e mediave që do të raportojnë për ngjarjen, pjesëtarët e policisë do të sigurojnë një zonë të veçantë nga rruga e kortezhit, në një distancë prej 300 metrash nga hyrja e kapelës deri te varrezat e qytetit në Koçan. Kjo hapësirë do të ruhet nga pjesëtarët e MPB-së me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në zonën e përcaktuar. Në këtë zonë do të vlejë gjithashtu ndalimi për përdorimin e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve).

Ky protokoll mediatik ka për qëllim mbrojtjen e privatësisë së familjeve të viktimave, duke mundësuar njëkohësisht që gazetarët dhe kameramanët ta ndjekin ngjarjen në mënyrë të sigurt nga një distancë e përshtatshme.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e kësaj tragjedie dhe standardet etike universale për raportim profesional, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) si dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele u bëjnë thirrje të gjithë gazetarëve dhe mediave të respektojnë parimet e mëposhtme etike gazetareske:

  • Respektimi i dhimbjes personale dhe dinjitetit – Gazetarët duhet të raportojnë me empati, pa ndërhyrë në privatësinë e familjeve të viktimave.
  • Shmangia e senzacionalizmit – Raportimi për ngjarjet tragjike duhet të jetë i çliruar nga senzacionalizmi, spekulimet apo narrativave, fotografi dhe video emocionalisht të ngarkuara.
  • Publikimi i informacioneve të verifikuara – Duhet të transmetohen vetëm fakte të konfirmuara për të shmangur dezinformimin.
  • Ruajtja e balancimit dhe paanshmërisë – Mediat duhet të sigurojnë që raportimi i tyre të mos shkaktojë shqetësim publik.
  • LEXO DHE: Çfarë do të thotë t’i përmbahesh standardeve më të larta profesionale dhe etike në raportimin e tragjedive
Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk
Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Në konferencën e djeshme (19 mars), ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se deri më tani në hetim janë përfshirë 26 persona, por ky numër nuk do të jetë përfundimtar.

Ndryshe, në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.