Christopher Hill dëshmitari i sotëm në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot rifillojnë seancat e planifikuara për rastin Thaçi dhe të tjerët. Pas një ndërprerjeje të shkurtër, anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë të ish-emisarit special të Amerikës gjatë luftës në Kosovë Christopher Hill. Sipas kalendarit të gjykatës, dëshmia e Hill


Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot rifillojnë seancat e planifikuara për rastin Thaçi dhe të tjerët.
Pas një ndërprerjeje të shkurtër, anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë të ish-emisarit special të Amerikës gjatë luftës në Kosovë Christopher Hill.
Sipas kalendarit të gjykatës, dëshmia e Hill do të nisë sot në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00. Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme, nga ora 09:00 paradite.
