CIA paralajmëron, Stoilkoviç vepron

Një dokument i CIA-s për periudhën e hershme të Maqedonisë pas pavarësisë paralajmëronte rreziqet që mund të vinte nga partitë serbe në vend, duke veçuar Partinë Demokratike Serbe si një The post CIA paralajmëron, Stoilkoviç vepron appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 5, 2026 - 20:00
 0
CIA paralajmëron, Stoilkoviç vepron

Një dokument i CIA-s për periudhën e hershme të Maqedonisë pas pavarësisë paralajmëronte rreziqet që mund të vinte nga partitë serbe në vend, duke veçuar Partinë Demokratike Serbe si një aktor potencial destabilizues me orientim pro-serb dhe anti-perëndimor. Raporti theksonte se përfshirja e saj ose e rrjeteve të lidhura në akte dhune mund të përshkallëzonte tensionet politike dhe etnike dhe të rrezikonte trupat ndërkombëtarë në vend.

Deri në vitin 2026, kjo linjë vazhdon me Ivan Stoilkoviç, që udhëheq partinë serbe dhe mban postin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në qeveri me VMRO-DPMNE dhe VLEN. Analistët paralajmërojnë se politika e tij, e përqendruar në forcimin e interesave serbe dhe neutralizimin e ndikimit shqiptar, rrezikon të thellojë ndarjet etnike dhe të minojë bashkëjetesën në vend.

Paralelizmi me shqetësimet e CIA-s është i qartë: përfaqësimi politik serb, kur përdoret strategjikisht, mbetet një faktor potencial destabilizues për Maqedoninë. Gazeta Flaka

The post CIA paralajmëron, Stoilkoviç vepron appeared first on Flaka, në çdo lajm... .