Çka nënkuptuam nga Taravari me “Gjendjen relativisht stabile” në koalicionin VLEN | VIDEO
Përafërsisht, pak a shumë, ky do të ishte interpretimi i termit që sot lideri i ASH-së Arben Taravari përdori për të paraqitur gjendjen aktuale brenda koalicionit VLEN, shkruan Flaka Media The post Çka nënkuptuam nga Taravari me “Gjendjen relativisht stabile” në koalicionin VLEN | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Përafërsisht, pak a shumë, ky do të ishte interpretimi i termit që sot lideri i ASH-së Arben Taravari përdori për të paraqitur gjendjen aktuale brenda koalicionit VLEN, shkruan Flaka Media
“Në koalicionin VLEN situata është relativisht stabile dhe në koalicionin qeveritar gjithçka është në rregull”, tha Taravari në konferencën për media duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për të komentuar informacionet e djeshme në disa media në gjuhën shqipe se mund të largohet nga koalicioni VLEN dhe se koalicioni kërkon të paktën 40 për qind të kandidatëve për kryetar komune për zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen në tetor.
Fillimisht. gazetari kontravers Zoran Bozhinovski, publikoi postimin në faqen e tij në Facebook që lideri i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari me 2 prill largohet nga digasteri qeveritar, dhe me këtë edhe nga koalicioni me partitë e tjera shqiptare që janë aktualisht në qeveri, shkruan Flaka.
Ndërkohë, eksponenti qeveritar dhe i Lëvizjes Besa Fatmir Limani, është shprehur i bindur se Arben Taravari nuk do ta braktisë koalicionin VLEN në prag të zgjedhjeve lokale.
“Mbrëmë deri në ora 2 pas mesnate kemi qenë në mbledhje. Unë jam pjesë përbërëse e atij ekipit të liderëve. Në mbledhje ishim dhe me Taravarin. Nuk e di pse i besoj shumë Arbenit dhe jam bindur që këtë veprim nuk e bën. As që diskutoj që mund të bëjë ndonjë veprim të tillë”, tha Limani në emisionin “Dialog te Lajmi”. Flaka Media
The post Çka nënkuptuam nga Taravari me “Gjendjen relativisht stabile” në koalicionin VLEN | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .