Çmime të reja të derivateve të naftës nga mesnata në RMV
Nga mesnata një pjesë e derivateve do të shiten me çmime të reja më të ulëta, transmeton Portalb.mk. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), çmimi i dizelit ulet për një denar për litër, ndërsa benzina BS-98 për gjysmë denar. Nga mesnata një litër benzinë BS-98 do të shitet për 78 denarë për litër, […]


Nga mesnata një pjesë e derivateve do të shiten me çmime të reja më të ulëta, transmeton Portalb.mk.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), çmimi i dizelit ulet për një denar për litër, ndërsa benzina BS-98 për gjysmë denar.
Nga mesnata një litër benzinë BS-98 do të shitet për 78 denarë për litër, ndërsa dizeli për 70 denarë.
Çmimi i një litri benzinë BS-95, si dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri nuk ndryshon dhe mbetet i njëjtë.
Me vendim të KRRE-së nga mesnata, mazuti rritet për 0,517 denarë për kilogram dhe do të shitet për 45,775 denarë për kilogram.