Çmimet te produktet industriale në Maqedoninë e Veriut, në disa produkte ka pasur rritje, te tjerat ulje
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit nëntor është regjistruar rritje e çmimeve të produkteve industriale në krahasim me muajin dhe vitin paraprak, transmeton Portalb.mk. “Gjatë muajit nëntor 2024, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, në nivel mujor janë më të larta për 0.6 %, ndërsa në nivel vjetor për 5.5 […]
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit nëntor është regjistruar rritje e çmimeve të produkteve industriale në krahasim me muajin dhe vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë muajit nëntor 2024, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, në nivel mujor janë më të larta për 0.6 %, ndërsa në nivel vjetor për 5.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Te prodhimi i produkteve metalike kemi ulje më të madhe (7.6 %), ndërsa rritje më të madhe te energjia (14.3 %).
“Në muajin nëntor 2024, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 10.6 %, në sektorin Industria përpunuese për 4.9 %, në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 14.3 % dhe në sektorin Furnizim me ujë heqjen e ujit, menaxhimin e mbetjeve dhe aktivitetet e rehabilitimit të mjedisit për 4.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.