Dani: Kurti u rreshtua pas VMRO-së, deklarata e tij për gjuhën shqipe ishte skandaloze‼
BDI e vlerëson si skandaloze deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ditë më parë tha se në Maqedoninë e Veriut, nuk ka ligj për gjuhën shqipe. Ardita Dani nga BDI-ja, tha se me këtë deklaratë, Kurti u rreshtua në anën e VMRO-së dhe jo në anën e shqiptarëve të RMV-së. “Deklarata e […]

BDI e vlerëson si skandaloze deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ditë më parë tha se në Maqedoninë e Veriut, nuk ka ligj për gjuhën shqipe.
Ardita Dani nga BDI-ja, tha se me këtë deklaratë, Kurti u rreshtua në anën e VMRO-së dhe jo në anën e shqiptarëve të RMV-së.
“Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ishte deklaratë skandaloze, e papranueshme dhe e dëmshme për ne si shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Kosovës, në vend që të dalë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe të avancimit të tyre, ai doli në anën e atyre që janë kundër të drejtave të shqiptarëve. Për fat të keq, u vë në një vijë me partinë VMRO-DPMNE”, tha zonja Dani./Gazeta LAJM