“Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”, Berisha shpalos programin: Ne do të ofrojmë mbështetje reale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë ditën e sotme në tryezën e rrumbullakët me temë “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”. Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se kur PD do të vijë në pushtet, do të ofrojë mbështetje reale për të rinjtë. Berisha tha se çiftet e reja, kur të […]

Mars 30, 2025 - 11:00
 0  7
“Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”, Berisha shpalos programin: Ne do të ofrojmë mbështetje reale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë ditën e sotme në tryezën e rrumbullakët me temë “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.

Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se kur PD do të vijë në pushtet, do të ofrojë mbështetje reale për të rinjtë.

Berisha tha se çiftet e reja, kur të kenë fëmijën e tretë, nuk do të paguajnë kredinë e banesës, pasi sipas tij, ajo do të shlyhet nga shteti.

Gjithashtu ai tha se çdokush që kthehet nga emigrimi për të investuar në Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vjet.

 

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

 Ne do të ofrojmë kredi të buta për banesat, e di që çmimet sot janë shumë të larta dhe duket sikur apartamentet janë të ndaluar, megjithatë ne do të ofrojmë mundësi reale për ju, një mbështetje për fëmijën e tretë. Kur të kenë fëmijën e tretë, çiftet nuk do të kenë pse të paguajnë kredi. Kredia do të paguhet nga shteti.

Çdo i ri, çdo emigrant, do të trajtohet pa dallim, kushdo që do të vijë të investojnë Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vjet.

Kundërshtarët tanë po kopjojnë programin tonë. Megjithëse ata janë plot gënjeshtra dhe korrupsion, sepse në këtë mënyrë e trajtojnë programin. Kanë 12 vjet në pushtet dhe nuk kanë ofruar asgjë veçse kanë larguar njerëzit.

Edi Rama është një arrogant i lindur, e ka në gjak. Është problematik. Por ai i di se të rinjtë e urrejnë dhe nuk e pranojnë arrogancën. Kështu ai i urren ata, do që të largohen nga vendi. Të rinjtë sot duhet të votojnë për ta lënë Edi Ramën në të kaluarën.