Del në shitje makina e rrallë e Angelina Jolie, ja sa kushton

Një makinë tip Ferrari e vjetër në pronësi të Angelina Jolie do të dalë në ankand në “Shitjen e jashtëzakonshme” të Christie’s në Paris më 20 nëntor. Christie’s konfirmoi për Bloomberg se Jolie është pronare e makinës klasike e cila është një Ferrari 250 GT e vitit 1958.Kjo veturë është e 11-ta nga vetëm 353 […]

tetor 10, 2024 - 17:00
 0  7
Del në shitje makina e rrallë e Angelina Jolie, ja sa kushton

Një makinë tip Ferrari e vjetër në pronësi të Angelina Jolie do të dalë në ankand në “Shitjen e jashtëzakonshme” të Christie’s në Paris më 20 nëntor.

Christie’s konfirmoi për Bloomberg se Jolie është pronare e makinës klasike e cila është një Ferrari 250 GT e vitit 1958.Kjo veturë është e 11-ta nga vetëm 353 modele të prodhuara midis viteve 1955 dhe 1960.

Modeli me dy dyer zëvendësoi modelet e mëparshme të Ferrarit Boano dhe Ellena dhe promovoi aftësitë e reja të shtëpisë së dizajnit Pininfarina.Një zëdhënës i Christie’s konfirmoi për Bloomberg se Ferrari ka ende motorin e tij origjinal.

Shtëpia e ankandeve nuk bëri të ditur se për sa kohë Angelina Jolie e zotëronte automjetin apo nëse e kishte vozitur ndonjëherë.
Makina parashikohet të arrijë një vlerë midis 600,000 – 800,000 euro.